Insajderi
Biznes

Oda Ekonomike Amerikane anulon aktivitetet deri në njoftimin e ardhshëm

Insajderi
12 March 2020 - 10:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë njofton se ka anuluar të gjitha aktivitetet e saja deri në një njoftim të radhës.

Sipas OEAK-ut, ky vendim ka ardhur pasi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka vendosur që të merr masa ndaj Coronavirusit, duke pezulluar procesin mësimor deri më 27 mars dhe marrjen e vendimeve të tjera.

“Në zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë për masat parandaluese kundër COVID-19, ju informojmë se Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë po anulon të gjitha aktivitetet e saj publike deri në një njoftim të ardhshëm, përfshirë ngjarjen Ekonomia me Dinamikë të Shpejtë – Forum me Kryeminstrin (12 mars 15.00)”, thuhet në njoftimin e OEAK-ut.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark