×
  • Sport
  • Sport

    Odegaardi shpjegon se si Ronaldo e ndihmoi atë në periudhën sa ishte në Real Madrid

    Insajderi
    10 February 2023 - 12:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Martin Odegaardi ka zbuluar se si Cristiano Ronaldo dhe dy lojtarë të tjerë të lartë e ndihmuan atë të vendosej në Real Madrid si i ri.

    Odegaardi u transferua në kryeqytetin spanjoll në moshën 16-vjeçare nga Stromsgodset në Norvegjinë e tij.

    Kur mbërriti për herë të parë në Valdebebas, ai nuk dinte spanjisht, por gjeti disa lojtarë në dhomën e zhveshjes që mund të komunikonin në anglisht si Ronaldo, Luka Modriq dhe Toni Kroos.

    Odegaardi, tani 24 vjeç dhe kapiteni i Arsenalit, i ka lavdëruar ata tre lojtarë për të qenë “shumë të sjellshëm”, ndërsa kujton ditët e tij fillestare në Madrid si adoleshent.

    “Gjithçka që po mendoj është se si do të më trajtojnë këta djem kur të shkoj në dhomën e tyre të zhveshjes. Ky fëmijë i vogël që nuk fliste asnjë spanjisht”, tha Odegaardi për “The Players Tribune”.

    “Por ata ishin të gjithë shumë të sjellshëm dhe ata që flisnin anglisht – Kroos, Modriq, Ronaldo, u kujdesën më shumë për mua në fillim. Ata më dhanë këshilla dhe më ndihmuan shumë. Por, sinqerisht, nuk mendoj se ata ishin veçanërisht të shqetësuar për një 16-vjeçar nga Norvegjia që do të merrte vendin e tyre në ekip”.

    Odegaardi u bë lojtari më i ri që debutoi për Real Madridin në moshën 16 vjeç e 157 ditë në maj 2016, kur ai zëvendësoi Ronaldon në një fitore 7-3 ndaj Getafe.

    Megjithatë, ai nuk arriti të gjente formën e tij në Madrid dhe u dërgua në periudha të ndryshme huazimi në Eredivisie dhe La Liga përpara se të bashkohej me Arsenalin në një tjetër marrëveshje të përkohshme në janar 2021. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark