Fationa, motra e hip-hop artistit të njohur Stresi, komentoi këtë të diel raportet jo të mira të tij me banoren e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura.
“Mendoj se janë debate të dyanshme, të dy kanë sulmuar njëri-tjetrin, kanë dashur të jenë protagonistë në gjithçka kanë bërë, pastaj debatet e tyre kanë marrë kah tjetër sepse ne jashtë e kemi shumë të lehtë, unë jam e ulur tani në kolltuk në shtëpi, i “spiunojmë” dhe e kemi shumë të lehtë të japim gjykimet tona”, tha motra e tij.
Më tej ajo tha se është adhuruesja dhe kritikuesja më e madhe e tij.