×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Oferta e rekordeve – Auto Mita tejkaloi të gjitha pritshmëritë në panairin e veturave, 5-shja perfekte vazhdon gjatë gjithë muajit (Video)

    Insajderi
    08 May 2019 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Paniri ndërkombëtar i veturave, Prishtina International Autoshow 2019 ishte dëshmitar i thyerjes së një rekordi të ri, nga oferta e cila mund të quhet si oferta e rekordeve nga Auto Mita, distributori i autorizuar për Renault, Dacia dhe Nissan.

    Rikthimi i ofertës më të kërkuar në vend nga adhuruesit e veturave, që rezultoi në një 5-she perfekte, rezultoi me sukses të hatashëm në panairin ndërkombëtar të veturave në Pristhinë.

    Në këtë panair për katër ditë ishin prezent plot 25 mijë vizitorë dhe dominues ishte Auto Mita me veturat e saj nga tri brendet e njohura, Renault, Nissan dhe Dacia.

    50 familje nga Kosova u bënë me vetura të reja nga Auto Mita duke shfrytëzuar ofertën e cila pa dyshim se theu kështu rekord dhe të gjitha pritshmëritë në panairin Prishtina International Autoshow.

    https://www.instagram.com/p/BxK5ns7FQaE/

    Sipas Pleurat Hashanit, menaxher i shitjes te Auto Mita, oferta e cila theu rekord është dëshmi e përkushtimit të Auto Mitas për ta bërë secilën familje kosovare me veturë të re.

    “Mbetet synimi jonë që ofertat tona të jenë sa më atraktive në mënyrë që çdo famimlje kosovare të ketë veturë të re. Mirëpo kjo që pamë këto katër ditë tejkaloi çdo pritje dhe theu çdo rekord të mundshëm”, u shpreh ai.

    https://www.instagram.com/p/BxAznqMlgKF/

    Hashani konfirmoi se oferta “5-shja perfekte” do të vazhdojë deri në fund të muajit për shkak të kërkesave të shumta dhe nuk do të mbetet vetëm një ofertë tipike e panairit, por të gjithë do të kenë mundësi të përfitojnë prej saj – dhe të bëhen me veturë të re.

    “Në këto dy ditë pas panairit morëm kërkesa të panumërta nga njerëzit që s’kanë arritur të përfitojnë nga kjo ofertë, prandaj me shumë kënaqësi arritëm mqë ofertën e njohur dhe shumë të kërkuar, “5-shja perfekte” ta vazhdojmë për tërë muajin”, përfundoi Hasani.

    https://www.instagram.com/p/BxDTMmbjxDE/

    Kështu nëse nuk keni përfituar ende, tash është koha që të bëheni me veturë të re nga Renault, Dacia ose Nissan e të keni 5 benefite të mëdha nga oferta 5-shja perfekte:

    – 5 vjet garancion

    – Servisin e parë gratis

    – Interes preferencial prej vetëm 4.92

    – 1 rezervuar derivate nga HIB Petrol gratis.

    Aventurat e sezonit veror nuk kanë kuptim pa veturë të re dhe pa komoditet, e te Auto Mita gjeni zgjidhjen e duhur për ju, duke përzgjedhur veturën sipas shijes tuaj nga tri top brende si Renault, Dacia dhe NIssan.

    Filloni kështu aventurën e re me shoqëri e familje duke filluar me pagesë prej vetëm 99 euro në muaj.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark