×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Oj krane e xhehnemit”, Matoshi poston një status kundër Mirenës, nuk dihet kush e ka shkruar

    Insajderi
    01 March 2024 - 23:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analisti Ilir Mirena, sot ka ironizuar me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi duke publikuar një foto montazh ku deputetja shihet me bluzë në të cilën shkruan “Kush po mi shkrun statuset kush”.

    Sipas Mirenës deputetja nuk do ta kishte problem që edhe ta vesh këtë bluzë, nëse do i kërkohej.

    Ndërsa edhe deputetja ia kthyer një kundërpërgjigje të ashpër. Matoshi në profilin e saj në “Facebook” ka shkruar:

    Kush s’po munet ma me vjedhe kush??? Oj hade oj krane e xhehnemit“, shkroi ajo.

    Por, ajo që mbetet enigmatike është se kush e shkroi këtë status vetë deputetja apo Dejona Mihali, pasi ditën e djeshme Matoshi kishte kërkuar ndihmën e Mihalit për ta sulmuar analistin Mirena.

    Përqeshjet ndaj Matoshit filluar pasi gjatë ditës së djeshme u publikua një komunikimi i deputetes me Dejona Mihalin. Mihali ia përgatit deputetes disa fjali për ta sulmuar një analist kosovar që ishte tallur me të.

    “Ish-Zv. ministri i PDK-së, njohësi i thellë i fushës së shpronësimeve në Hade, tash pronar portali “Periskopi”, ka kohë që në mënyrën më të ultë merret me mua. E kuptoj që është në opozitë dhe fondet nuk i ka më siç i kishte, por e inkurajoj për durim e vetëpërmbajtje. I bën mirë edhe për shëndetin.”

    Jo veç që i tregon se çka të shkruajë, Mihali e udhëzonte deputeten Matoshi edhe se kur ta publikojë shkrimin kundër analistit.

    “A ta qes post në Facebook?” – e pyet Matoshi. “Më vonë” – ia kthen Dejona.

    Gjitashtu, ditë më parë, Matoshi, gjatë një seance kishte shkruar në bluzën e saj: Kush ka humb si dinari, kush?

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark