×
  • Lajme
  • Lajme

    OJQ-të i kërkojnë prokurorisë të merret me Gëzim Kelmendin

    Insajderi
    18 May 2016 - 20:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa organizata nga shoqëria civile dhe individë i kanë shkruar letër të hapur deputetit Gëzim Kelmendi në lidhje me deklaratat e tij gjatë paraqitjes në emisionin televiziv me temën “Marshi LGBTI, pro dhe contra” më 17 maj.

    “Qëndrimet dhe deklaratat tij se ‘homoseksualiteti është sëmundje’, ‘martesat e gjinisë së njëjtë shkatërrojnë familjet’, ‘marshi promovon homoseksualitetin’ etj, ishin jo-profesionale, jo etike dhe sharlatane dhe nuk i shkojnë për shtati një mjekut dhe deputetit të parlamentit të Republikës së Kosovës. Ironikisht qëndrimet e tij dolën në pah pikërisht në ditën që ndërkombëtarisht shënohet kur Organizata Botërore e Shëndetësisë më 17 maj 1990 e hoqi homoseksualitetin nga lista e sëmundjeve apo çrregullimeve mentale dhe pranoi homoseksualitetin si variant normal të seksualitetit njerëzor”, thuhet në letrën e OJQ-ve dhe disa individëve, transmeton kp.

    Përmes kësaj letre, i bëhet me dije deputetit Kelmendit se edhe pse ai mund të ketë mendime personale rreth çështjeve që ndërlidhen me komunitetin LGBTI, për shkak të pozicionit që ai mban në institucione t e Kosovës dhe profesionit që ushtron, duhet t’i përmbahet Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, si dhe standardeve ndërkombëtare të etikës dhe profesionalizmit të ushtrimit të profesionit të tij si mjek.

    “Rrjedhimisht, ai duhet të përmbahet nga përhapja e fakteve të pavërteta dhe përdorimi i gjuhës që nxitë stigmë dhe diskriminim ndaj komunitetit LGBTI dhe që vazhdojnë ta ushqejnë homofobinë, mosbesimin dhe ndarjet”, thuhet nga organizatat.

    Këto organizata nëpërmes komunikatës u bëjnë thirrje institucioneve relevante që janë përgjegjëse për zbatimin e kodit të etikës profesionale nga ana e mjekëve të ndërmarrin masa ndaj Kelmendit dhe kushdo që bien ndesh me këto rregulla në raport me komunitetin LGBTI.

    “Po ashtu, u bëjmë thirrje prokurorisë që te iniciojë ex-officio rastet e nxitjes së urrejtjes ndaj komunitetit LGBTI”, thuhet në komunikatë.

    OJQ-të nënshkruese të letrës: Qendra për zhvillimin e grupeve shoqërore – CSGD, Qendra për liri dhe barazi – CEL, Qendra për emancipim shoqëror – QESH, Europian Centre for Minority Issues Kosovo – ECMI Kosova, Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut – YIHR KS, Qendra Kosovare per Studime Gjinore – QKSGJ, Community Development Fund – CDF, Dr. Edona Deva, OJQ INTEGRA, Qendra Multimedia, Jeton Neziraj, Lumir Abdixhiku, OJQ KAPHA, Kosovo 2.0, Center for Legal Aid and Regional Development – CLARD Kosovo, Teatri Urban Prishtinë, Instituti demokratik i Kosovës – KDI, Nora Ahmetaj dhe Kosovo Population Fund – KOPF./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark