×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    OKB: Gratë palestineze po përdhunohen dhe ekzekutohen barbarisht

    Insajderi
    20 February 2024 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ekspertët e OKB-së ngrenë alarmin për shkelje të të drejtave të grave dhe vajzave palestineze në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor.

    Mediat ndërkombëtare raportojnë se dhjetëra gra dhe vajza janë duke u ekzekutuar, arrestuar në mënyrë arbitrare, përdhunuar ose kërcënuar me dhunë seksuale.

    Sipas ekspertëve, këto akte përbëjnë shkelje të rënda të të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe të drejtës humanitare.

    Ekspertët përmendën raste të grave dhe vajzave palestineze që thuhet se u ekzekutuan arbitrarisht në Gaza, bashkë me anëtarët e familjes, përfshirë fëmijët e tyre.

    “Ne jemi të tronditur nga raportet për shënjestrimin e qëllimshëm dhe vrasjen jashtëgjyqësore të grave dhe fëmijëve palestinezë në vendet ku ata kërkuan strehim, ose gjatë arratisjes. Disa prej tyre thuhet se mbanin copa të bardha rrobash kur u vranë nga ushtria izraelite”, thanë ata.

    Raportimet ndërkombëtare kanë zbuluar se grave u është cënuar çdo e drejtë për të jetuar, u janë nënshtruar trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues, dhunohen, nuk ushqehen dhe pajisen me medikamente mjekësore.

    Ekspertët e OKB-së shprehën gjithashtu shqetësimin për raportet e formave të shumta të sulmeve seksuale kundër të burgosurve femra palestineze, duke përfshirë zhveshjen lakuriq dhe kontrollimin nga oficerë meshkuj izraelitë.

    “Të paktën dy të burgosura palestineze raportohet se janë përdhunuar, ndërsa të tjerat thuhet se janë kërcënuar me përdhunim dhe dhunë seksuale”, thanë ekspertët, duke shtuar se fotot e femrave të burgosura në “rrethana degraduese” thuhet gjithashtu se janë marrë nga ushtarët izraelitë dhe janë ngarkuar në internet.

    Ata shprehën gjithashtu shqetësimin se një numër i panjohur i grave dhe fëmijëve palestinezë, përfshirë vajza, janë zhdukur pas kontaktit me ushtrinë izraelite në Gaza.

    Ekspertët kërkuan një hetim të pavarur, të paanshëm, të shpejtë, të plotë dhe efektiv mbi akuzat dhe që Izraeli të bashkëpunojë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark