×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    OKB: Të paktën 136 persona, përfshirë 13 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga data 24 shkurt

    Insajderi
    02 March 2022 - 06:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën 136 persona, përfshirë 13 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga data 24 shkurt, tha të martën OKB. 400 civilë të tjerë, përfshirë 26 fëmijë, janë plagosur, sipas Liz Throssell, zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

    “Këto janë vetëm viktimat që ne mundëm të kontrollonim dhe numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë,” tha Throssell.

    Ajo shtoi se shumica e viktimave u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave të shumta lëshuese dhe sulmet ajrore raporton “CNN”.

    Ministria e Brendshme e Ukrainës raportoi shifra më të larta të dielën, duke thënë se 352 civilë kishin vdekur dhe 1,684 ishin plagosur që nga pushtimi rus.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark