×
  • Sport
  • Sport

    Ole Gunna Solskjaer ‘shpëton’ nga shkarkimi – United triumfon me rikthim madhështor ndaj Atalantas

    Insajderi
    20 October 2021 - 23:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Djajtë e Kuq” kanë arritur një fitore të madhe në kuadër të Ligës e Kampionëve.

    Vendasit ishin më të rrezikshëm nga fillimi dhe patën disa mundësi shënimi përmes kundër-sulmeve.

    Megjithatë, mysafirët u treguan më efikas dhe arritën të kalojnë në epërsi në min e 15′ përmes Mario Pasalic.

    “Djajtë e Kuq” morrën iniciativën që të barazojnë rezultatin, megjithatë ishte sërish ekipi italian që realizoi.

    Merih Demiral dyfishoi epërsinë e Atalantas me golin e tij në min e 29′, për rezultatin e pjesës së parë 0-2.

    Gjiganti anglez u rikthye furishëm në pjesën e dytë, fillimisht Marcus Rashford ngushtoi epërsinë e Atalantës në 1-2 në min e 53′.

    “Djajtë e Kuq” vazhduan me sulme dhe arritën të barazojnë gjithçka falë golit të Harry Maguire në min e 75′.

    Ndërsa heroi i këtij takimi ishte i zakonshmi Cristiano Ronaldo që shënoi gol të bukur me kokë në min e 84′ pas asistimi të Luke Shaw për rezultatin përfundimtarë 3-2.https://hohofot.elhighlights.com/embed/jmXcMFSFMTZ6s

    Me këtë fitore tani United prin në grupin F me gjashtë pikë, kurse Atalanta ëshë e dyta me katër sosh. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark