Drejtori i përgjithshëm i Bayern Munich, Oliver Kahn, konfirmoi se Robert Lewandowski do të largohet te Barcelona dhe shpjegoi pse ndodhi kjo.
Siç tha ai vetë, Barcelona ofroi dëmshpërblim që bëri që Bayern Munich thjesht të detyrohet të shesë lojtarin më të mirë, kryesisht për shkak se kontrata e tij me klubin është deri në verën e ardhshme.
Nëse ai do të qëndronte edhe një sezon në Gjermani, atëherë pas një viti ai mund të zgjidhte ekipin e tij të ardhshëm si lojtar i lirë.
Kahn thotë se Bayern tashmë e ka zgjidhur problemin e largimit të Lewandowskit dhe ka sjellë një lojtar të klasit botëror si Sadio Mane. Gjithsesi, dihet se senegalezi luan më shumë dhe më mirë në krah, ndaj do të shohim se si do të reagojnë bavarezët pas largimin e polakut.
“Në fund, Barcelona ofroi kompensim që e bën shitjen e Leëandoëskit të arsyeshme për ne. Ne ishim të suksesshëm në tregun e futbollit dhe sollëm një sulmues të klasit botëror si Sadio Mane. Tani kemi më shumë hapësirë për të manovruar”, ka thënë Kahn.
Bayern Munich do të arkëtojë 45 milionë euro dhe pesë milionë euro shtesë përmes bonuseve duke e quar çmimin në 50 milionë euro.