Insajderi
Lajme

Olluri: Afrim Selmani, biznesmen dhe kontribues në themelimin e klubit “Malisheva”, i duhur për tu bërë deputet

Insajderi
27 December 2025 - 23:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Olluri: Afrim Selmani, biznesmen dhe kontribues në themelimin e klubit “Malisheva”, i duhur për tu bërë deputet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetari Parim Olluri, gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Pressing”, ka përmendur disa nga kandidatët e Nismës që, sipas tij, i duhen Kuvendit të Kosovës.

Olluri ka theksuar se, midis kandidatëve të listës që deri më tani nuk kanë qenë deputetë, ai do të dëshironte të shihte edhe Afrim Selmanin.

“Atrim Selmani është një djalë shumë i suksesshëm, i cili vjen nga fusha e biznesit. Mendoj se Kuvendi ka nevojë për biznesmen, sepse ligjet shpesh bëhen në kundërshtim me praktikat reale të biznesit. Ai mund të luante një rol kyç. Përveç kontributit në biznes, Afrim Selmani ka dhënë një kontribut të madh edhe në themelimin e klubit të futbollit “Malisheva”. Për habinë e shumëkujt, ky klub i një qyteti të vogël ka arritur të marrë pjesë në UEFA Conference League, një arritje që shumëkush nuk e kishte pritur”, ka thënë Olluri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark