×
  • Lajme
  • Insajderi

    Olluri: Aksioni në Veri u bë për rritjen e VV-së, kamionët e Rakiqit bllokuan rrugët

    Insajderi
    13 October 2021 - 21:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri e ka komentuar aksionin e sotëm të policisë së Kosovës në veri të vendit. Ai e ka cilësuar të dështuar këtë aksion.

    Komentet i bëri në emisionin “Pressing” në T7.

    “Aksionet që janë pro zbatimit të ligjit dhe kundër kontrabandës duhet çdo qytetar i Kosovës me i përkrahë. Kishim dashtë që pas zgjedhje aksione jo disa orëshe, por tërë ditore e tërë javore, me qëndru policia në veri dhe me i mbush burgjet me kontrabandistë”, thotë Olluri.

    ‘I vetmi plan që ka ekzistuar në kokën e atyre që kanë bërë planin ka qenë ndikimi në fushatë zgjedhore që është hera e dytë që po ndërmerren aksione në veri me qëllim të rritjes së partisë në pushtet në zgjedhje lokale gjë që është shumë e keqe”, shtoi ai.

    Pse është aksion i dështuar?

    “Për shkak të statistikave’, thotë Olluri.

    “Tendenca me e bo të famshëm një kontrabandist mesatar, me kriju një armik në veri kur po dihet publikisht që më i pushtetshmi i veriut është Radojqiq, partneri kryesor i tij është Goran Rakiq që z. Kurti e ka ministër”, theksoi ai.

    “Kamionët që i bllokuan rrugët janë të kompanisë së Goran Rakiqit. Domethënë me urdhër të Rakiqit janë bllokuar rrugët. Janë të kompanisë ‘Pastrimi’ në veri ku Rakiq është drejtor”, shtoi Olluri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark