Insajderi
Lajme

Olluri: Opozita nuk duhej të bisedonte me Kurtin, ai i përdori për kampanjë

Insajderi
23 April 2026 - 22:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Olluri: Opozita nuk duhej të bisedonte me Kurtin, ai i përdori për kampanjë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetari Parim Olluri, ka thënë se Albin Kurti ka bindje të rrezikshme autoritare.

Ai tha se asnjë figurë e rëndësishme ndërkombëtare nuk shkoi t’ia urojë fitoren, përpos takimit me Emmanuel Macron, ku Olluri tha se “është folur për Asociacionin”.

Olluri tha se opozita nuk do duhej të bisedonte me Kurtin pas 4 marsit, sepse Kurti i përdori këto takime për kampanjë.

“Është një person me bindje të rrezikshme autoritare dhe diktatoriale ndoshta, i ke 51%, krejt pushtetin në dorë dhe e udhëheq një vend të izoluar dhe nga dita kur ke fituar zgjedhjet ne dhjetor nuk e ke asnjë takim të rëndësishëm pos me Macronin kur është folur për Zajednicën”, tha ai në “Pressing” të T7.

“Unë mendoj që më 4 mars kur nuk ka pasur marrëveshje, opozita është dashur mos të diskutojë me Kurtin. E mori LDK-në dhe PDK-në i zhvilloi takimet dhe e përdor për kampanjën e re”, ka thënë ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark