Insajderi
Lajme

Olluri pas rastit me Krakun: Keqardhje ndaj publikut – Për shkak të gjuhës polarizuese që e kanë akterët e VV-së shohin pamje të tilla

Insajderi
11 November 2025 - 22:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Olluri pas rastit me Krakun: Keqardhje ndaj publikut – Për shkak të gjuhës polarizuese që e kanë akterët e VV-së shohin pamje të tilla
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Është rikthyer pas një pauze disaminutëshe në debatin Pressing në T7, gazetari Parim Olluri, pas një përplasje që pati me deputetin Nezir Kraki.

Me t’u rikthyer në debat, para se të shpjegonte analizën e tij mbi dyshimet për keqpërdorim votash në Mitrovicën Jugore, Olluri tha se ndjen keqardhje ndaj publikut për atë se çfarë ndodhi mes tij e Krakit në Pressing. Por, shtoi se kjo ka ndodhë “për shkak të gjuhës fyese e polarizuese të akterëve të VV-së”.

“Fillimisht ndjej keqardhje ndaj publikut që për shkak të gjuhës polarizuese dhe fyese të akterëve të VV-së, sot shohin pamje që nuk është mirë me i pa. Më vjen keq prej publikut që i kanë pa këto pamje”, tha Olluri në Pressing.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark