Gazetari Parim Olluri është deklaruar lidhur me balotazhin në Mitrovicën e Jugut.
Ai ka thënë se Faton Peci ka bërë një ‘’fushatë goxha të poshtër’’.
‘’Për mu ka qenë shumë e çuditshme me i humb dy muaj a tre një kandidat si Faton Peci pa u marr hiç me Mitrovicën e Jugut. Ky po synon me u bë kryetar i qytetit, dhe komplet fushatën nuk është marrë hiç me qytetin. Unë llogarisë që ka bë një fushatë goxha të poshtër, do të thotë është marrë me gjithçka përveç me Mitrovicën. Jo është marrë me Exit Polle. Deklarata më e rëndë e krejt fushatës zgjedhore mendoj që ka qenë që kur thotë se ‘’po më ndjekin disa njerëz të rrezikshëm nëpër Mitrovicë, me pistoleta’’, thotë ‘’janë të njëjtit që janë fut në zyre të VV’së me pistoleta’’’’, ka thënë ai në Pressing të T7.