×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Olluri për dënimin e Pal Lekajt: Egziston rreziku që Apeli ta kthej në rivlerësim, mund të dënohet vetëm me kusht

    Insajderi
    31 January 2024 - 22:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore sot në Prishtinë e ka dënuar ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekajn me 3 vite e 8 muaj burgim për rastin e pagesës prej 53 milionë ndaj “Bechtel&Enkas” për autostradën “Arbën Xhafer”

    Këtë vendim e ka komentuar edhe gazetari Parim Olluri. Ai tha se Gjykata e Apelit mund ta kthejë rastin në rivlerësim apo ta zbusë dënimin ndaj Pal Lekajt.

    E ka anën pozitive edhe ky rast, ne nuk shohim pamje të tilla kur dënohet një ish-ministër i fuqishëm. Tash komentet e njerzvë janë që është dënim i ulët dhe jo sa është pritur. Në rastet kur themelorja i dënon 3 vjet e jo më shumë se 5, zakonisht ekziston rreziku që Apeli e rikthen në rivlerësim ose e zbut dënimin, që i bjen që Pali mundet me shpëtu prej këtij rasti, ndoshta me më pak vend, dukjen e ka, ka një dënim më kusht në shkallën e dytë”, ka thënë ai në Pressing.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark