Gazetari, Parim Olluri ka komentuar zhvillimet e fundit në Shqipëri gjatë emisionit “Pressing” në T7, duke kritikuar mënyrën se si kryeministri Edi Rama është sjellë ndaj protestuesve.
Olluri ka deklaruar se Rama ka ndikuar në rritjen e numrit të protestuesve duke u tallur dhe duke i ofenduar ata. Sipas gazetarit, kryeministri shqiptar është marrë edhe individualisht me persona që kanë marrë pjesë në protesta, gjë që, sipas tij, e bënte të pritshme përshkallëzimin e situatës.
“Nëse don me e rritë numrin e protestuesve i tallë si Edi Rama që nga fillimi i protestave, ai tallte modelet që mornin pjesë në protesta. Ai ëshë marrë individualisht me protestues, ka qenë e pritshme me ardh në këtë momentum”, ka thënë Olluri.
Gjatë diskutimit, gazetari ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, është trajtuar korrupsioni në Shqipëri, duke theksuar se ai nuk është konsideruar si vepër penale, por si një lloj zotësie.
“Në Shqipëri korrupsioni nuk është trajtu si vepër penale, por si zotëri”, ka deklaruar Olluri.