×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Olta asnjë koment për fejesën e Luizit dhe Kiarës. Flet shoqja e aktores

    Insajderi
    23 April 2023 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të gjithë e komentuan dhe shpërndanë foton e propozimit të Kiarës dhe Luizit përveç ish-banores dhe kokurrentes së çiftit, Olta Gixhari.

    Në Instagramin e Oltës nuk sheh asgjë për këtë lajm. Madje fotoja e fundit e aktores është në një vend me plazh, pasi mesa duket Olta ka vendosur të largohet totalisht nga realiteti i Big Brother.

    Edhe pse me Kiarën Olta ka patur një raport më normal, përsëri nuk e ka parë të arsyeshme të bëj një urim për fejesën e tyre, e cila u bë në sy të gjithë shqiptarëve.

    Ndërkohë në lidhje me këtë ka folur shoqja e Oltës, aktorja dhe njëkohësisht ish-banore e BBV1 Monika Lubonja.

    Monika ka treguar se në këtë mes nuk ka asgjë personale veçse nevoja e Oltës për të qëndruar me familjen e saj.

    “Unë mendoj që Olta është duke u qetësuar dhe ka marrë gjithë kohën që i ka munguar djali i saj. Në këto momente absolutisht që nuk i intereson asgjë tjetër.”- tha Monika Lubonja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark