×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Olta Gixhari ka biseduar me bashkëshortin? Deklarata e aktores ngre dyshime

    Insajderi
    23 March 2023 - 20:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nominimi “kokë më kokë” mes Olta Gixharit dhe Kiara Titos këtë javë ka shkaktuar debate dhe tensione mes banorëve të Big Brother Vip. Aktorja  ka shprehur pasiguritë e saj nëse do fitojë apo jo mes këtij nominimi.

    Në një video që po qarkullon në rrjet, Olta shfaqet duke biseduar me Dean, ku i thotë se ka folur më bashkëshortin e saj Dorin.

    Ajo dëgjohet teksa i thotë Deas që i ka thënë partnerit të saj, Dorit që çfarëdolloj gjëje që të ndodhë në spektaklin e së shtunës, ai të gjendet pranë saj.

    “Unë i thashë Dorit dje, sidoqoftë të shtunën hajde këtu”, dëgjohet të thotë Gixhari.

    Nuk dihet nesë Olta ka folur apo e ka takuar bashkëshortin, apo ishte thjesht një mesazh që ajo donte t’i jepte atij nga shtëpia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark