Gjatë javës u bënë akuza për ngacmime nga ana e Rezit.
Ishte Diana ajo që u tregua e revoltuar nga Rezi. Por, siç tha ajo nuk ka pasur ngacmim seksual.
“Jo nuk kam thënë që Rezi më ka ngacmu ose më ka prek pa leje. Esenca ka qenë që kur kem dal pasi më ka ndihmu me mikrofon, kesh në dhomë dhe dola. Pastaj e dëgjova duke fol diçka për gjoksin”, tha Diana.
Duke komentuar këtë, Olta tha se është skenari më i shëmtuar deri më tani.
“Nuk kam pa në historinë e BBVK-së skenar me të shëmtuar. Nëse do ishte e vërtetë ai do dënohej me tre vjet burg”, tha ajo.
Ndërkaq, Milaim Zeka tha se e përgëzon Dianën sepse ka arrit me ia ndal zërin në atë shtëpi Rezit.