Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Oltion Ahmeti, ka zhvilluar sot një vizitë intensive në terren në qytetin e Mitrovicës, ku është pritur ngrohtë nga bizneset dhe qytetarët lokalë.
Gjatë takimeve të shumta, Ahmeti ka bashkëbiseduar hapur me ndërmarrësit dhe banorët e Mitrovicës, duke dëgjuar nga afër sfidat me të cilat ata përballen çdo ditë dhe duke shpalosur vizionin e tij për mbështetjen e tyre.
“Aty ku punohet, aty ku mbahet familja, aty ku ndërtohet qyteti çdo ditë, aty duhet të jetë edhe politika. Mitrovica ka nevojë për njerëz që dëgjojnë, që flasin hapur dhe që e kuptojnë hallin e qytetarit e të biznesit vendor,”, thuhet në njoftimin e partisë.
Ahmeti ka bërë të qartë se angazhimi i tij do të vazhdojë pa ndalur, duke premtuar një prani të vazhdueshme pranë komunitetit:
Në këto zgjedhje, Oltion Ahmeti kërkon besimin e qytetarëve të Mitrovicës në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me numrin 96 (LDK 113).