Skuadra e Dritës e ka filluar në mënyrë fantastike sezonin 2022/23 në elitën e futbollit kosovar.
Të udhëhequrit e Ardian Nuhiut janë skuadra e vetme e cila nuk ka pësuar humbje në Albi Mall Superligë, duke qenë lidere pas tetë javësh.
Pas tetë xhirove të kaluara, bardhekaltërit asnjëherë nuk e kanë filluar më mirë kampionatin, duke arritur pesë fitore, dhe dy barazime.
Intelektualët si lider do të udhëtojnë në Prishtinë të mërkurën, me fillim nga ora 19:00 do të zhvillojnë klasiken e futbollit kosovar ndaj Prishtinës në Fadil Vokrri.
Ndeshja ishte paraparë të zhvillohej në javën e tretë, por ndeshja historike në mes të Ballkanit dhe Shkupit, bëri që kjo ndeshje të shtyhej për datën 28 shtator 2022.