Insajderi
Biznes

Opel bën një ndryshim në logo, ja si duket

Insajderi
13 July 2020 - 06:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Opel bën një ndryshim në logo, ja si duket
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me Opel Mokka të re, prodhuesi, i cili tani i përket grupit PSA me Peugeot, Citroën dhe DS, prezanton emblemën në një dizajn të rishikuar. Shkronjat e markës së makinës tashmë me logon e re gjenden në pjesën e poshtme të unazës dhe është jashtëzakonisht delikate, transmeton Telegrafi. Shefi i dizajnit të Opel, Mark Adams […]

Me Opel Mokka të re, prodhuesi, i cili tani i përket grupit PSA me Peugeot, Citroën dhe DS, prezanton emblemën në një dizajn të rishikuar.

Shkronjat e markës së makinës tashmë me logon e re gjenden në pjesën e poshtme të unazës dhe është jashtëzakonisht delikate, transmeton Telegrafi.

Shefi i dizajnit të Opel, Mark Adams përshkruan logon e re si një shprehje e “precizionit gjerman”.

Logoja e re është pjesë e një rishikimi të përgjithshëm dhe rishikimit të markës Opel.

Me ridizajnimin, marka dëshiron t’i japë vetes një fytyrë më moderne dhe më shumë teknologji brenda makinave.

Dhe ishte vetëm në fund të qershorit që Opel prezantoi makinën e saj të re elektrike, Opel Mokka.

Kjo është e bazuar në një kabinë plotësisht digjitale dhe do të dorëzohet në vitin 2021.

Ashtu si paraardhësi i tij, Opel Mokka është një SUV kompakt. Mokka është në dispozicion si një makinë elektrike ose si një motor me djegie konvencionale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark