Fansat e Rita Orës kanë mbetur gojëhapur nga dukja e re e saj, raporton “Mirror”. Rita dje ishte mysafire e emisionit Live Kelly.
Njëjtë sikur premierën e filmit “Fifty Shades Darker”, ajo dukej fare ndryshe nga ajo se çfarë ishin mësuar ta shohin fansat e saj të cilët kanë reaguar në rrjetin social Twitter me komente si: “Çfarë i ke bërë fytyrës? Operacion i dështuar hunde?” pastaj, “Më pëlqen Rita Ora po çfarë i ka bërë fytyrës së saj, ajo nuk duket vetvetja”
Ky ndryshim në pamjen e saj po vije së bashku me vendimin të kthehet përsëri në muzikë. Ajo gjithashtu ka përmendur që do ketë një bashkëpunim me njërin nga yjet më të mëdha botërore.