Insajderi
Lajme

Operacioni “Prona” largon uzurpatorët e tokave në Junik

Insajderi
10 June 2016 - 18:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Deçan, përmes Drejtorisë dhe Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka realizuar planin operativ “Prona”, i cili ka pasur për qellim largimin e uzurpatorëve të pronave nen menaxhimin e AKP-se në Komunën e Junikut.

“Në këtë operacion policor i cili u realizua në bashkëpunim me zyrtar të  zyrës rajonale te AKP-se, kanë marr pjesë edhe zyrtar policor të njësiteve të ndryshme policore nga DRP-Pejë dhe DRP-Gjakovë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Gjatë këtij operacioni, sipas Policisë, janë vendosur shiritat dhe shenjat zyrtare nga ana e zyrtarëve të AKP-se në katër lokacione ( prona) në Junik.

juniku

Kësisoj janë liruara ngastra kadastrale 2349 me sipërfaqe 830 m2, ngastra kadastrale 4502 me sipërfaqe 936 m2, ajo 4503 me sipërfaqe prej 31.035 m2, pastaj ngastra kadastrale 4748 me sipërfaqe prej 14 ari, dhe ajo 4707 me sipërfaqe prej 30 ari e 81 m2.

“Hetimet e kryera janë bërë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, janë intervistuar tre  të dyshuar dhe në konsultim me Prokuronin  kompetent  rasti është dërguar në procedurë të rregullt”, thuhet në fund  të njoftimit të Policisë./Insajderi.com

 

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark