×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Opinionisti tregon se si u josh nga FFK-ja, e cila thotë se tentoi t’ia mbyllte gojën

    Insajderi
    27 February 2024 - 11:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kujtim Zebica ishte njëri prej panelistëve në emisionin e fundit sportiv “Favorit” në T7.

    Opinionisti i emisionit e zbuloi një rast shokues, duke treguar se Federata e Futbollit të Kosovës, përmes njerëzve të afërt me të, ishin munduar t’ia mbyllnin atij gojën duke u munduar që ta joshnin në mënyra të ndryshme, shkruan “Gazeta Express”.

    Sipas tij, shtëpia e futbollit kosovar mundohet t’i ndalë kritikët qoftë përmes presionit dhe kërcënimeve, ose t’i çon njerëzit për të të bindur që të kthehesh kah ta.

    “Personalisht më ka ndodhur, madje tri herë. Madje, jam befasuar se përse më kanë kontaktuar mua sepse unë nuk jam ndonjë farë faktori. Më kanë kontaktuar njerëz të Federatës, të lidhur me kryetarin Agim Ademi. Më kanë joshur me fjalë të mira: kemi vend, ta bëjmë një vend…”, tregon Zebica në “Favorit”.

    Emisionin e plotë të “Favoritit” mund ta shikoni duke klikuar më poshtë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark