Insajderi
Lajme

“Opozita ka dallime rreth listës së përbashkët – VV duhet të jetë më bashkëpunuese”

Insajderi
11 April 2016 - 18:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

I pari i Nismës tha se tre partitë opozitare kanë dallime sa i përket formimit të një liste zgjedhore, por që të tre partitë janë ende në bisedime.

“Erdhi një moment që bashkëpunimi ynë të thellohet dhe të shkohet një hap me tutje drejt ndërtimit të një mekanizmi të përbashkët edhe në objektiva për të shkuar në zgjedhje me listë të përbashkët.

Dhe këtu pastaj kemi qenë dhe jemi në bisedime dhe në këto çështje kemi dallimet tona, të cilat ende duhet të diskutohen”, ka thënë Limaj në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

Sipas Limajt, Vetëvendosje duhet të jetë më fleksibile dhe bashkëpunuese me dy partitë tjera opozitare, për shkak se është partia më e madhe në opozitë.

“Vetëvendosja është një parti më e madhe. Ka një program shumë më ndryshe se ne dhe natyrisht që partisë më të madhe i takon që të jetë më fleksibile, sa më përbashkuese”, pohoi ish-ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.

Limaj theksoi rëndësinë për një opozitë të fuqishme që të kundërshtoj pushtetin aktual në Kosovë, që sipas Kryetarit të Nismës, po e dëmton vendin. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark