×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Opozita në Gjilan, mbledh nënshkrimet për ta rrëzuar kryesuesin e Asamblesë nga VV-ja

    Insajderi
    22 June 2023 - 16:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Asamblistët e Kuvendit Komunal të Gjilanit, kanë mbledhur nënshkrimet për rrëzimin e kryesuesit të Asamblesë, Arianit Sadikut që vije nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Seanca, pritet të mbahet të mërkurën.

    Kështu ka konfirmuar për Insajderin asamblisti komunal nga partia Lëvizja Vatra, Kushtrim Kadriu.

    Kadriu shtoi se gjithsej janë mbledhur 19 nënshkrime, e që sipas tij ky është numri më i lartë i nënshkrimet që ndonjëherë kanë arritur të mbledhin për mocione të tilla.

    “Ne i kemi mbledhur dje nënshkrimet dhe kemi shumicën më të madhe që ndonjëherë e kemi pasur për ta shkarku“, tha ai për Insajderi.

    Emrat e asamblistëve që po kërkojnë shkarkimin e Sadikut

    “Ligjërisht i bie që seanca të mbahet të mërkurën. Deri tani kemi arritur me i mbledh 19 nënshkrime kurse opozita deri tani i ka 22 veta por gjithsesi vetëm 12 kanë qenë të nevojshëm për me thirrë seancën për me shkarku”, u shpreh asamblisti.

    Kadriu bëri me dije se arsyeja pse po kërkohet shkarkimi i Sadikut lidhet me mos menaxhim e duhur, përkatësisht bllokimin e kuvendit.

    Kujtojmë se së fundmi në komunën e Gjilanit është prishur koalicioni mes partisë në pushtet, LVV-së dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

    Për këtë ka njoftuar kryetari i komunës, Alban Hyseni.

    “Kundërligjshmërinë dhe padrejtësinë e luftojmë, pa kompromis. Pas dështimit të seancës për të tretën herë me rradhë, qeverisja e përbashkët me PDK në Gjilan ka marrë fund”, është shprehur Hyseni.

    “Janë tri vendime, pas të cilave, të ngjashme presim të vijnë ende për votim, që po bëhen shkaktarë për ndërprerjen e bashkëpunimit. Vendimet e konstatuara si të kundërligjshme, si dhe që favorizojnë individë e grupe të interesit janë tema që nuk diskutohen, por anulohen, pa alternativë!”, ka shkruar Hyseni.

    Ai ka thënë se ata vazhdojnë të jenë parimorë dhe se askush nuk do ta pengojë misionin e tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark