×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita proteston nesër në Shqipëri, 1200 forca policore në gatishmëri

    Insajderi
    19 February 2024 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Opozita në Shqipëri nesër ka thirrur protestë në ora 17:30.

    Edhe pse është thënë se do të jetë një protestë paqësore, Policia e Shtetit njofton se ka marrë masa për të ruajtur sigurinë dhe rendit.

    Rreth 1,200 forca policore do të jenë të pranishme, ndërsa me rëndësi të veçantë është ruajtja e institucioneve, raporton TCH.

    Rrugët që do të bllokohen para dhe gjatë protestës janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark