×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Opozita siriane do të ndjekë bisedimet për paqe

    Insajderi
    11 March 2016 - 21:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grupi kryesor i opozitës siriane ka thënë se do të ndjekë rrethin e ardhshëm të bisedimeve për paqe, i planifikuar të nisë të hënën në Gjenevë.

    Komiteti i Lartë i Negociatave ka thënë se nuk vë ndonjë parakusht për pjesëmarrjen e tij.

    Ai ka theksuar vetëm, siç ka thënë, rëndësinë e të punuarit në kuadër të rezolutave ndërkombëtare.

    Përpjekja e fundit për bisedime midis qeverisë dhe opozitës siriane ka dështuar, për shkak të një ofensive të forcave siriane, me mbështetjen e sulmeve ajrore ruse.

    Qeveria e Sirisë nuk e ka konfirmuar ende pjesëmarrjen në bisedime.

    Një ndërprerje e përkohshme e armiqësive, e miratuar nga shumica e pjesëmarrësve në konflikt, ka nisur në fund të muajit të kaluar.

    Ky armëpushim, megjithatë, përjashton sulmet ndaj grupit të ashtuquajtur Shteti Islamik dhe Frontit Al-Nusra.

    Mbi 250,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë detyruar të zhvendosen prejse ka nisur konflikti civil në Siri, në vitin 2011, me qëllim të rrëzimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad. /rel

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark