Insajderi
Botë

Opozita siriane realizon ofenzivë të suksesshme kundër ISIS

Insajderi
06 June 2016 - 08:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Forcat opozitare siriane, të përkrahura nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të, kanë krijuar avantazh territorial duke iu afruar qytetit Manbij, në pjesën veriore të Sirisë, i cili kontrollohet nga grupi militant ISIS.

Observatoriumi për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër ka thënë mbrëmë se sulmuesit opozitar janë futur deri në 5 kilometra brenda Manbijit, një zonë që konsiderohet e rëndësishme për furnizimet e militantëve islamik.

Sulmet ajrore të udhëhequra nga SHBA-ja i kanë ndihmuar  forcat opozitare, që janë një aleancë në mes të kurdëve dhe arabëve, që të shënojnë sukses të madh kundrejt pozicioneve të ISIS-it, gjatë javës së kaluar.

Kjo ofenzivë po ndodhë kur edhe forcat qeveritare siriane të përkrahura nga Rusia kanë shënuar sukses kundër militantëve në Krahinën e Rakas, që konsiderohet bastion i grupit militant ISIS./rel


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark