Përmes një kumtese të lëshuar për medie, ato thanë që ky Komision ka metodë të njëjtë me atë të kaluarin.
“Një komision që nuk përmban ekspertë vendor dhe që ka metodë të njëjtë me komisionin e kaluar, nuk kishte se si të sillte rezultate të ndryshme nga ai”, shkruan në reagim.
Partitë opozitare edhe njëherë shprehën skepticizmin e tyre rreth Komisionit për demarkacionin me Malin e Zi.
“Opozita e Bashkuar, që me krijimin e komisionit të ri për demarkacionin me Malin e Zi, ka shprehur skepticizmin dhe kundërshtimin e saj, për shkak se ky komision nuk përmbante asnjë ekspert vendor dhe në anën tjetër, kishte përcaktuar që metodën e punës ta kishte të njëjtë me atë të komisionit paraprak”, thuhet më tej në reagimin e tre partive opozitare.
Sipas tyre të gjeturat e këtij ekipi ndërkombëtar, për vlerësimin e punës së Komisionit Shtetëror të Kosovës për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi “janë vlerësime që janë bërë për nevojat e Presidentes”.