×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita: Thaçi do ta ketë fatin e ish-presidentëve Sejdiu e Pacolli

    Insajderi
    04 March 2016 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësues të partive opozitare – Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën – janë shprehur të bindur se kanë mjaftueshëm argumente për parregullsitë që sipas tyre kanë ndodhur gjatë zgjedhjes së Hashim Thaçit si president i vendit.

    Ata sot kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës një kërkesë për të shqyrtuar ligjshmërinë procedurale a materiale të seancës së 26 shkurtit.

    Aida Dërguti, deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, tha se megjithëse në të kaluarën janë ndarë të pakënaqur me vendimet e kësaj gjykate, ata kanë vendosur të ndjekin rrugën institucionale.

    Sipas saj, seanca e 26 shkurtit ka qenë jolegjitime dhe është përcjellë me parregullsi të shumta.  Ajo ka përmendur ndër të tjerash faktin se kuvendi është dashur të ketë 120 deputetë, por për shkak të dorëheqjes së deputetit Ramush Haradinaj, aty kanë qenë të regjistruar si deputetë vetëm 119.

    Në anën tjetër, Bali Muharremaj nga AAK, thotë se seanca nuk ka mundur të ketë legjitimet kur një pjesë e deputetëve janë zvarritur jashtë sallës ku është bërë zgjedhja e presidentit.

    Kurse Enver Hoti nga Nisma për Kosovën ka shprehur bindjen se Hashim Thaçi do të ketë fatin e ish-presidentëve Fatmir Sejdiu e Behgjet Pacolli, të cilët u shkarkuan më herët nga kjo gjykatë./Insajderi

     

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark