×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Opsioni i MASHT për librat, përplasje edhe brenda DKA-ve, drejtori i Arsimit në Podujevë lëshon mbledhjen

    Insajderi
    23 August 2023 - 12:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtor i Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu e ka lëshuar mbledhjen Kolegjiumit të drejtorive të Arsimit, të mbajtur të mërkurën në Prishtinë.

    Fetahu, tha se largimi i tij erdhi si pasojë e qasjes politike nga ana e kolegjiumit, duke shtuar se komunat në vend se të ndihmojnë po e fajësojnë MASHTI-n dhe se çështja e teksteve është politizuar.

    “E lëshova takimin për arsye se kryetarja e kolegjiumit e bëri një deklaratë e cila do të duhej të postohej në faqen e zyrtare të kolegjiumit, i cili është apolitik, mirëpo pas një kohe relativisht 10 minutëshe e anuluan atë. Konsideroj se sikur t’i kishte ardhur prej byrove politike e ndryshuan deklaratën dhe e hodhën një deklaratë skandaloze dhe e shndërruan në çështje shumë të politizuar çështjen e librave”.

    “Fillimisht ishte një qasje shumë produktive ku të gjithë drejtorët e DKA-ve do të jenë ndihmesë e MAShTI për të shpërndarë këta libra duke e adresuar fajin fillimisht të MAShTI sipas tyre, por me kalimin e kohës e ndryshuan deklaratën, deklaratë të cilën do ta shihni të postuar edhe në kolegjium. Ky kolegjium për fat të keq është shndërruar në politikë të subjekteve të tjera politike që nuk do duhej të ndodhte dhe për këtë arsye e lëshova mbledhjen sepse e pashë të panevojshme të qëndroj aty”.

    I pyetur se çka ka në këtë deklaratë, Fetahu tha se në këtë deklaratë i hidhet faji MAShTI dhe se aplikimi për rimbursim po dramatizohet, duke thënë se është lehtë i realizueshëm njëlloj si aplikimi për shtesat për fëmijë, raporton EO.

    Fillon me një qasje ku i hidhet faji i tëri MASHTit, nuk shprehet vullneti e gatishmëria për të tejkaluar këtë fazë siç kemi tejkaluar edhe shumë faza të tjera. Aplikimi i të gjithë prindërve për t’u rimburësuar me libra u paraqit si shumë dramatik a ne e dimë se aplikimi edhe për fëmijë prej 10 eurosh nuk zgjatë më shumë se një minutë. Nuk është diçka e parealizueshme. E gjithë kahja e deklaratës ishte politike dhe jo qasje që t’i jepet zgjidhje problemit”, tha Fetahu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark