Komuna e Fushë Kosovës e udhëhequr nga kryetari Burim Berisha i LDK’së, ka nënshkruar kontratë për furnizim me dhurata të ndryshme, për zyrtarët që do të pensionohen. Këto dhurata pushtetit të Berishës do t’i kushtojnë afër 6500 euro.
Kuvendi Komunal në Fushë Kosovë, me 26 prill ka hapur tender për “Furnizim me dhurata për nevojat e Komunës”.
Dhurata këto që do të blihen për zyrtarët e komunës së Fushë Kosovës që do të pensionohen.
Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 9 mijë e 900 e 99 euro.
Kontrata për furnizim me dhurata për pensionsitët e komunës është nënshkruar me datën 22 prill.
Fituesi i këtij tenderi është “Violeta Mirena B.I”. Dhe vlera e përgjithshme e kontratës është 6496 euro.
Në përshkimin e tenderit, janë cekur plotë 14 lloje të dhuratave, nga më të ndryshmet.
Duke filluar si: Vazo Arkeologjike, 160 copë.
Harta te Kosovës me dimensione të ndryshme, 200 copë.
Harta Fushë Kosovës, 200 copë.
Monedha lire, 100 copë.
Trofe mirënjohje, 40 copë.
Ram Xhami për fotografi, 50 copë.
Kuti kartoni për stilolaps, 110 copë.
Stilolaps druri me kuti druri, 40 copë.
Set stilolapsa druri me kuti me mbishkrim, 40 copë.
Stilolaps Roller metali me shkëlqim dekorativ, 50 copë.
Stilolaps Roller metali dhe kuti kartoni, 40 copë.
Stilolaps me bazë dekorative me mbishkrim, 64 copë.
Orë e dorës: Mbërthyes me kapëse trefishe të veshur me jon, brez prej çeliku të pandryshkshëm, xhami mineral resistentë ndaj ujit, 10 copë.
Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me komunën e Fushë Kosovës, duke kërkuar pyetje se sa persona zyrtar të komunës do të pensionohet këtë vit, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Insajderi.org