Orav: Synojmë ofrimin e Kosovës sa më shpejt drejt BE-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Orav: Synojmë ofrimin e Kosovës sa më shpejt drejt BE-së

    Insajderi
    17 December 2024 - 12:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se për synim kanë ofrimin e Kosovës sa më shpejt drejt BE-së. Këtë zotim e ka bërë pas takimit me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

    Ambasadori Orav, ka shtuar se janë takuar me kryetarin Rama për të diskutuar për problemet dhe sfidat e Kryeqytetit.

    “Ishte e mirëpritur të bisedoja me Kryetarin e Komunës dhe gjithashtu me ekipin e tij, për të mësuar më shumë rreth Prishtinës, rreth problemeve, rreth sfidave dhe për të mësuar gjithashtu se si BE-ja dhe komuna mund të punojnë më ngushtë së bashku. Sepse synimi është ta afrojmë Kosovën më pranë Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe nuk është vetëm qeveria me të cilën po punojmë, por po punojmë edhe me të gjitha komunat. BE-ja është donatori më i madh këtu në Kosovë. Ka shumë projekte të BE-së që janë duke u zhvilluar. Ka shumë projekte edhe në plan dhe shpresoj shumë që të mund të vazhdojmë punën tonë në fusha si arsimi, shëndetësia, menaxhimi i mbeturinave, bashkëpunimi me të rinjtë, me ndihmën e BE-së”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark