Kontesti është nisur për shkak të subvencioneve të lejuara për prodhuesit kinezë të drithërave.
Paneli i OBT e ka pranuar ankesën e SHBA se Kina ka dhënë tepër subvencione për oriz dhe grurë në periudhën prej 2012 deri 2015.
“Përkrahja e tepruar e Kinës i kufizon fermerët amerikanë të eksportojnë prodhimet e veta të klasës botërore në Kinë. Presim që Kina së shpejti do të fillojë t’i respektojnë obligimet e saja”, ka thënë përfaqësuesi i SHBA pranë OBT Robert Lighthizer, transmeton Reuters.
Zyra e Lighthizerit ka paraqitur ankesë pranë OBT në shtator të vitit 2016, duke arsyetuar se Kina i ka paguar bujqve të saj gati 100 miliardë dollarë më shumë se sa lejojnë rregullat e OBT, gjë që ka sjellë deri te “inkurajimi i rremë” i bujqve të prodhojnë më shumë dhe t’i rrëzojnë çmimet nëpër gjithë botën.
Kina nuk e ka të lejuar të jep subvencione në lartësi prej 8,5 për qind prej vlerës së përgjithshme të prodhimit, në mënyrë të mos vijë deri te ndryshimi i çmimeve./Insajderi.com.