×
  • Lajme
  • Lajme

    Organizata QIKA me aksion para qeverisë, kërkon heqjen e taksës për produktet menstruale

    Insajderi
    22 May 2024 - 13:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizata joqeveritare QIKA ka bërë sot një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës. Në këtë aksion është kërkuar heqjen e taksës prej 18 për qind për produktet menstruale.

    “Sot, ministrit Hekuran Murati ia sollëm 7,500 nënshkrimet e peticionit ‘Peceta nuk është luks’ për t’ia kujtuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës që vitin e kaluar kanë kërkuar heqjen e taksës prej 18% për produkte menstruale”, ka shkruar QIKA në Facebook.

    Organizatorët para qeverisë kanë sjellur edhe vendimin të cilin Murati duhet të harton sipas tyre.

    “Simbolikisht, ia sollëm edhe vendimin të cilin Murati do të duhej të kishte vetë guximin dhe vullnetin që ta hartonte. Taksimi i produkteve menstruale është seksist. Shteti po takson funksionimin normal fiziologjik të grave dhe të gjithë personave që menstruojnë. Menstruacionet nuk janë zgjedhje, as higjiena menstruale nuk është luks, e si të tilla nuk mund te taksohen”.

    “Pasojat ekonomike të këtij taksimi prekin drejtpërdrejtë gratë, e sidomos ato nga familjet e varfra të cilat janë veçanërisht të goditura”.

    “Përkundër kërkesave të aktivisteve feministe për heqjen e taksës, Murati nuk e tha as edhe një fjalë në publik për këtë çështje. Ministër, nuk mund të qëndrosh indiferent dhe të mos flasësh mbi varfërinë menstruale. Ajo ekziston”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark