×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Organizatat evropiane kërkojnë ndërhyrje të shpejtë të Unionit Evropian në mbështetje të Greqisë

    Insajderi
    01 March 2016 - 21:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencitë humanitare dhe OJQ-të evropiane kanë thënë se mos-reagimi i Evropës rreth krizës së refugjatëve po ballafaqohet me një katastrofë humanitare, teksa Evropa duhet të ndërmarrë hapa të rëndësishëm pas skenave dëshpëruese që janë shpalosur mbarë Evropën.

    Emergjenca e reagimit të Unionit Evropian është rritur pas skenave të shfaqura prej kufijve të Greqisë me Maqedoninë e deri tek largimi i kampit të improvizuar në Calais të Francës.

    Me BE-në që nuk po reagon në krizën e refugjatëve që po thellohet, udhëheqësit më të lartë të bllokut bëjnë thirrje për veprime urgjente në mbështetje të Greqisë pasi të paktën 8.500 refugjatë dhe emigrantë kanë mbetur të bllokuar dhe pa strehë të përhershme pas mbylljes së kufirit verior me Maqedoninë.

    Organizata e UNHCR ka thënë se “kontinenti i vjetër” qëndroi “në prag të një krize humanitare në masë të madhe të vetë-detyruar me qeveritë evropiane që nuk kanë punuar së bashku, pavarësisht marrëveshjeve”.

    Në një deklaratë të ashpër, edhe Human Rights Watch ka dënuar “dështimin e plotë për t’u përgjigjur në mënyrë kolektive dhe dhembshuri për flukset e refugjatëve” nga ana e Unionit Evropian.

    Kriza e refugjatëve po thellohet dita ditës, teksa disa ditë më parë disa vende ballkanike kanë mbyllur kufijtë e tyre, duke mos i lejuar refugjatët të kalojnë në shtetet e BE-së.

    Shumë refugjatë kanë mbetur në Greqi, madje, disa në kufirin e Greqisë me Maqedoninë duke pritur që të hapen kufijtë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark