×
  • Lajme
  • Lajme

    Organizatori i bllokadave në pikat kufitare kërcënon me radikalizim nëse s’ka “normalizim të situatës” deri më 1 tetor

    Insajderi
    07 September 2024 - 22:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizatori i bllokadave në pikat kufitare, Rasha Rojeviq ka kërcënuar me radikalizëm nëse s’ka “normalizim të situatës” deri më 1 tetor.

    Rojeviq, ka thënë se nuk ka bllokadë në asnjë vendkalim, duke thënë se qarkullimi në Jarinjë gjatë gjithë kohës ka qenë normal, por thotë se qarkullimi i automjeteve me mallra me dokumente të Kosovës u ndalua.

    Ai po ashtu ka thënë se u kanë dhënë afat Qeverisë së Kosovës deri më 1 tetor për të “normalizuar situatën,” në të kundërtën thotë se do të marrin masa më radikale.

    Veçojmë se Kosova dje mbylli Merdarën e Bërnjakun për persona të maskuar në territorin serb ia bllokuan lëvizjen vetëm shqiptarëve, qofshin edhe ata të diasporës, ndërsa serbët i lanë të kalonin.

    Disa persona që u prezantuan si organizata joqeveritare vendosën këto bllokada në anën serbe të kufirit me Kosovën si shenjë proteste për mbylljen e pesë objekteve të komunave paralele serbe në veri në fund të gushtit. Si kusht për heqjen e tyre ata kishin vënë heqjen e Policisë së Kosovës nga veri dhe marrjen në kontroll nga ana e KFOR’it.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark