Oriola Marashi ka qenë duke shijuar kohën e saj në Turqi, për shkak të disa angazhimeve të saj.
Bukuroshja brune gjatë qëndrimit atje ka realizuar edhe disa fotosesione, të cilat nuk ka kursyer t’i ndajë me fansat.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Oriola padyshim që ka mahnitur 503 mijë ndjekësit me pozat e marra.
Por, ajo çka mori më shumë vëmendje ishin tiparet e fytyrës, ndërsa modelja kishte shtuar edhe makijazh.
Ndërkohë, Oriola që nga viti i kaluar është në lidhje me futbollistin e njohur, Eros Grezda.