×
  • Showbiz
  • Show

    Oriola Marashi rigjen sërish dashurinë? Publikon foto krah mashkullit misterioz

    Insajderi
    30 September 2024 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas fundit të fejesës me Eros Grezdën, Oriola Marashi duket se ka rigjetur sërish dashurinë. Modelja seksi ka publikuar një foto në InstaStory teksa pozon në ashensor dhe krah saj shfaqet një mashkull.

    Oriola Marashi është kujdesur të mos i zbulojë identitetin djalit misterioz, duke e shfaqur me kurriz në imazhin e publikuar.

    Një detaj tjetër që vihet re është se kanë zgjedhur të vishen matchy matchy, ku modelja pozon me një fustan të zi, ndërsa mashkulli në krah të saj po ashtu me këmishë dhe pantallona të zeza.

    oriola marashi

    Ajo ka shoqëruar imazhin me emoji me zemër të kuqe, duke nxitur dyshimet se është mashkulli misterioz në foto është partneri i saj.

    Story-t e saj vijuese dëshmojnë se çifti mund të kenë dalë në një darkë romantike së bashku.

    oriola marash1

    Kujtojmë që lidhja e fundit publike e modeles ishte me futbollistin. Dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre kohë më parë ndonëse ishin dhe të fejuar me njëri-tjetrin.

    Dyshimet për ndarjen e tyre lindën kur secili fshiu fotot që kishin bashkë në rrjete sociale e më pas nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin.

    Eros dhe Oriola u fejuan në muajin qershor të vitit 2021, dhe miqtë e tyre treguan se ata janë ndarë, duke prishur kështu edhe planet për martesë.

    Pas fejesës, ata u vendosën në Kroaci për të bashkëjetuar dhe vendimi për t’u fejuar erdhi pas muajve të karantinës, që i kaluan bashkë në shtëpinë e futbollistit 25-vjeçar.

    Arsyeja e prishjes së fejesës ka qenë distanca dhe keqkuptimet për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshiron të heqë dorë nga karriera si modele.

    Prej disa vitesh, ajo ka lidhur kontratë me firmën prestigjoze amerikane “GUESS”, për të cilën ka sfiluar dhe ka realizuar herë pas here sete për fushata të ndryshme.

    Oriolën jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë në formë dhe provokuese, ku nuk na i kursen shkrepjet sensuale. Flasim për  vajzën e cila vijon të mbetet ndër modelet më të mira në vendin tonë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark