×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Oriola Marashi shfaqet provokuese nga Parisi

    Insajderi
    07 March 2024 - 23:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Supermodelja shqiptare, Oriola Marashi, e njohur për stilin e saj unik dhe të guximshëm, ka bërë një paraqitje të mahnitshme në kryeqytetin e modës, Paris.

    Modelja, e cila tashmë është pjesë e markës prestigjioze “Guess”, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një fustan të kuq që thekson elegancën dhe sensualitetin e saj.

    Oriola e shfaqur me një fustan të kuq që zbulon gjoksin, ka treguar përsëri aftësinë e saj për të kombinuar veshjen provokuese me elegancën.

    Foto: Oriola Marashi/Instagram

    Në fotografitë e publikuara nga modelja, ajo nis nga pozat e guximshme në ashensor, deri te shkrepjet spektakolare në shkallë.

    Megjithë motin me shi, Oriola nuk hezitoi të tregojë bukurinë e saj ndërsa kalonte rrugën me një çadër në dorë, e cila shtonte një prekje misterioze në paraqitjen e saj.

    Videoja e postuar në llogarinë e saj në Instagram tërhoqi mijëra pëlqime dhe komente pozitive, duke e konfirmuar që Oriola është një figurë që frymëzon dhe mahnit me praninë e saj. /Telegrafi/

    Foto: Oriola Marashi/Instagram
    Foto: Oriola Marashi/Instagram
    Foto: Oriola Marashi/Instagram
    Foto: Oriola Marashi/Instagram

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark