×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Sa u rritën çmimet e produkteve në Kosovë brenda 1 viti?

    Insajderi
    11 November 2022 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit në muajin tetor 2022.

    Edhe në këtë raport është treguar se rritja e çmimeve ka vazhduar.

    Rritja e çmimeve është vërejtur tek produktet kryesorë ushqimorë dhe tek lëndët djegëse.

    “Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 12.7% në muajin tetor 2022, krahasuar me muajin tetor 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë të nëngrupet e COICOP-it: lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet, etj. (56.6%); vajra dhe yndyra ushqimore (42.7%); bukë dhe drithëra (29.5%); qumësht, djathë dhe vezë (27.1%); mish (22.9%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira (21.5%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (20.8%); prodhime të ndryshme ushqimore, salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë, etj. (17.1%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (16.4%); gaz (16.1%); kafe, çaj dhe kakao (15.1%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (14.9%); shërbime hoteliere (13.9%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (11.0%)”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark