×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ortek bore në Brezovicë, një person pëson atak kardiak nga paniku

    Insajderi
    15 December 2023 - 23:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ortek bore ka rënë në afërsi e Qendrës së Skijimit në Brezovicë dhe si pasojë është bllokuar edhe rruga.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha për Gazetën Insajderi se menjëherë është njoftuar kompania për mirëmbajtjen e rrugëve.

    “Rreth orës 21:00 nga zyrtarët Parkut Kombëtarë “Sharri”, policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informatë se në afërsi të Qendrës së Skijimit në Brezovicë ka rënë një ortek i vogël bore dhe ka bllokuar rrugën. Menjëherë është njoftuar kompania për mirëmbajtjen e rrugëve, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ështe duke punuar në pastrimin dhe lirimin e rrugës”, tha Veseli.

    Ndërsa nga Ekipi i Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtimi kanë thënë se kanë bërë të mundur transportin deri në autoambulacën e cila nuk mund të arrinte në vendin e ngjarjes.

    “Ekipi i Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtimi ka intervenuar në qendren e skijimit në Brezovic. Pas një arresti kardiak të një qytetari është bërë e mundur transporti deri në autoambulancen e cila kishte vështirësi për të arritur deri në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark