×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Banjska ishte vetëm një paralajmërim, Serbia nuk do të heq dorë

    Insajderi
    15 December 2023 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja Vjosa Osmani është duke iu adresuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

    Në hyre të fjalimit të saj vjetorë Osmani ka folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

    “Ishte një vit i ballafaqimit me vështirësi në veçanti në fushën e sigurisë, meqë më 24 shtator Kosova u përball me situatën më të rrezikshme që nga shpallja e pavarësisë. Një grup terrorist e paramilitar I financuar, trajnuar nga Serbia e mbi të gjitha i urdhëruar nga lidershipi i këtij shteti kreu plan agresioni me qëllimin e qartë që të aneksohet veriu i Kosovës dhe të shkaktohet destabilizim jo vetëm i vendit tonë por edhe i gjithë rajonit”, ka deklaruar presidentja.

    Tutja ajo ka thënë se sulmi ka ekspozuar fytyrën e vërtetë të Serbisë.

    Ambiciet hegjemoniste nuk kanë marrë fund. Banjska ishte vetëm një paralajmërim. Serbia nuk do të heq dorë nga ambiciet e saj të errëta”, ka shtuar Osmani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark