×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Osmani falënderon Pelosin për angazhimin dhe raportet e veçanta me Kosovën

    Insajderi
    17 November 2022 - 23:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja Vjosa Osmani e ka falënderuar kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Nancy Pelosin, për angazhimin e saj dhe lidhjen e saj me Kosovën.

    ”Nancy Pelosi është një kampione e fortë e demokracisë dhe ka bërë histori me profesionalizmin, përkushtimin dhe shërbimin e saj të pashoq. Ajo është gjithashtu një kampione e vërtetë e lidhjes së veçantë mes dy kombeve tona. Në emër të popullit të Kosovës, ju falënderoj, zonja Kryetare”, shprehet presidentja Osmani në dedikimin e saj përmes Twitter.

    Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi, gruaja e parë që mban këtë post me ndikim, tha të enjten se do të tërhiqet si udhëheqëse demokrate.

    Pelosi, një liberale 82-vjeçare nga Kalifornia, e cila ka shërbyer dy herë si kryetare, tha se do të mbetet në Kongres, duke përfaqësuar San Franciskon në Dhomën e Përfaqësuesve, siç ka bërë për 35 vjet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark