×
  • Lajme
  • Insajderi

    Osmani i del në mbrojtje Kurtit: Mos-lejimi i kandidimit po më ngjan me Rusinë

    Insajderi
    05 February 2021 - 22:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, i ka dalë në mbrojtje kreut të listës së përbashkët Vetëvendosjes, Albin Kurtit, për arsyen e mos-lejimit të kandidimit si kandidat për deputet në zgjedhjet qëndrore të 14 shkurtit.

    Osmani, në Rubikon ka deklaruar se tendenca të këtilla, siç thotë ajo, duke u thirrur mbi ligjin që të mos lejojnë kundërshtarët politik të kandidojnë, i ngjanë me dikë.

    “Mënyra se si po keqpërdoret kjo më ngjan me BRSS, ku kundërshtarëve politik iu ndalohet të kandidojnë, duke u thirre në atë që po zbatojnë ligjet”, deklaroi Osmani.

    Ajo tutje u deklarua edhe lidhur me formimin e një subjekti të ri politik nga ana e saj. E pyetur nëse ka emërtime konkrete të partisë politike, ajo ka thënë se ka tri sosh por se nuk ka dhënë emra.

    Kurti nuk ka arritur të certifikohet si kandidat për deputet, për shkak të problemeve me ligjin në tri vitet e fundit, ashtu siç e përcakton Ligji i Përgjithshëm për Zgjedhjet. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark