×
  • Lajme
  • Insajderi

    Osmani i kërkon presidentes së KE’së liberalizimin e vizave: Kemi mbetur të izoluar në zemër të Evropës

    Insajderi
    27 October 2022 - 10:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.

    Pas takimit, Osmani ka thënë se shpreson që nëpërmes një bashkëpunimi të afërt do t’i identifikojnë mekanizmat e duhur për lehtësimin e përballjes me rritjen e çmimit të energjisë.

    Po ashtu, presidentja e vendit ka theksuar se ka ardhur koha që BE të marrë veprime konkrete drejt integrimit të vendeve demokratike të Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane, përcjell Insajderi.

    “E dimë që jeni plotësisht e përkushtuar për integrimin e rajonit tonë megjithatë ne duhet të kërkojmë mbështetje nga të gjithë struktura e Bashkimit Evropian. Kosova pavarësisht se është performuesi më i mirë në cdo indeks demokratik të sundimit të ligjit në rajon e më gjerë për fat të keq sa i përket liberalizimit vazhdon të trajtohet me një standart tjetër.  Qytetarët e Kosovës po mbesin të izoluar në zemër të evropës, kontinentit që i përkasin dhe në të cilin kontribojnë”, ka deklaruar Osmani.

    Ajo ka theksuar se pavarësisht plotësimit të të gjitha kritereve, qytetarët e Kosovës po mbesin të izoluar. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark