Osmani i Stupcave me kupon fiskal në duar, i thur vargje Kosovës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Osmani i Stupcave me kupon fiskal në duar, i thur vargje Kosovës

    Insajderi
    24 September 2021 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Se sa e do Kosovën, aktori i njohur Osman Azemi e ka dëshmuar sot përmes vargjeve në një postim dedikues në profilin e tij në rrjetet sociale.

    Duke mbajtur një kupon fiskal në duar, pjesëtari i grupit të njohur aktorësh Stupcat ka shkruar “T’du ma shumë se vëllaun, ma shumë se motrën, ma shumë se prindërit, sepse ju jeni shteti im 🇽🇰”.

    2 euro është shuma që ka shpenzuar Osman Azemi, por dashurinë e tij për vendin po e dëshmon duke kërkuar kupon fiskal për kafen dhe ujin e porositur.

    Për këtë postim Osmani ka marrë like e komente të shumta.

    Epo, shteti duhet kështu si Osmani duke kërkuar forcimin ekonomik dhe financiar të vendit, përmes procesit fiskalizues, arkave fiskale dhe kuponit fiskal.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark